Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Majmunët vjedhin mostrat e pacientëve me Covid-19
Një zyrtar mjekësor nga një laborator të kolegjit shtetëror në Meerut të Indisë është sulmuar nga një grup majmunësh, me ç’rast është raportuar se atij ia kanë marrë disa mostra të gjakut të pacientëve që kishin rezultuar pozitivë me Covid-19.
Banorët e atjeshëm, u shprehen të shqetësuar pasi që mostrat ishin të pacientëve me Covid dhe se në këtë mënyrë mund të ndodhë përhapje e infeksionit në atë zonë banimi.
Reuters shkruan se “majmunët kishin marrë mostrat e gjakut dhe kishin ikur”. Bëhet fjalë për mostrat e katër pacientëve me koronavirus.

Garg ka thënë se nuk dihet nëse majmunët mund të marrin virusin nëse bien në kontakt me gjakun e të të infektuarve.
India ka regjistruar rreth 170 mijë raste me infeksionin Covid-19, si dhe mbi 4700 raste të vdekjeve.