Hill në Luginë: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në

Mustafa: Qeveria e ardhshme zgjidhet të shtunën ose të hënën
Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet të mbahet të shtunën ose të hënën, ka deklaruar lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka mbledhur strukturat e partisë së tij, për të diskutuar rreth hapave që do të ndiqen për formimin e qeverisë së re.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për pozitën e kryeministrit, LDK-së tani i mbetet t’i ndjek hapat kushtetues në Kuvend për votimin e qeverisë së re.
LDK-ja, ishte pjesë edhe e koalicionit me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve të 6 tetorit, 2019, por koalicioni mes këtyre dy partive politike zgjati më pak se dy muaj. Më nismën e LDK-së, Kuvendi i Kosovës kishte votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së koalicionit LDK-Vetëvendosje dhe që atëherë, qeveria ishte në dorëheqje.