Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Receta për pastrimin e enëve të gjakut për 40 ditë
Përgatitja e recetës në kushte shtëpie për pastrimin e enëve të gjakut nga kolesterina, iu mundëson që t’i shihni rezultatet finale brenda 40 ditëve.
Kolesterina në gjak, njihet edhe si helm i gjakut që duhet eliminuar me çka ju do të shtoni elasticitetin e enëve të gjakut dhe pastrimin e tyre nga shtresat e yndyrës.
Receta ka këto përbërës:

4 hudhra
4 limonë të madhësisë mesatare
rreth 3 litra ujë të vluar
Përgatitja, bëhet në atë mënyrë që ju duhet ti ndani hudhrat në thelpinj dhe t’i pastroni. Limonët i vendosni në ujë të vluar dhe i pritni në rriska.
Të gjitha përbërësit bluani në makinën e bluarjes së mishit. Përbërjen e bluar e vendosni në një kavanoz të pastër qelqi prej 3 litrash duke i hedhur më pas sipër ujin e nxehtë të vluar, deri në fund të kavanozit.
Mbulojeni dhe futeni në frigorifer për tri (3) ditë. Pastaj, kullojeni dhe ruajeni në frigorifer.
Pas tri ditëve, ju mund të përdorni nga 50 ml të kësaj pije 3 herë në ditë, para ushqimit. Preferohet që, pastrimi i enëve të gjakut duhet të fillojë me doza më të vogla prej 1 apo 2 lugëve të supës. Këtë lëng, mund ta përdorni për 40 ditë, që të jap efektet e dëshiruara. Por, para se të vendosni ta përdorni atë, ju duhet të keni edhe një konsultë me mjekun tuaj në lidhje me yndyrën në gjak, për të vërtetuar nëse ju keni nevojë apo jo t’i pastroni enët e gjakut.