Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Skena kaotike në Minneapolis – kërkohet drejtësi për George Floyd
Zhvillime e skena dramatike, por edhe kaotike janë parë në Minneapolis, përderisa policia përleshej me protestuesit, raportojnë mediat botërore.
Për të tretën ditë rresht, protestat nuk po ndalen pas vdekjes së George Floyd, afrikano-amerikan, i cili humbi jetën derisa po arrestohej nga policia.
Protestuesit i kanë vënë flakën stacionit të policisë dhe janë përleshur me forcat e rendit. Nisur nga situata e rëndë e krijuar, atje po vepron edhe Garda Kombëtare e SHBA-së, në përpjekje të qetësimit të situatës.
Kryetari i qytetit, Minniapolis, Jacob Frey, ka kërkuar që drejtësia ta ndjek penalisht zyrtarin policor, i cili në një pamje amatore shihet teksa i vë gjurin në qafë George Floyd, i cili po bërtiste “s’po marr frymë”, por injorohej, derisa ai mbeti pa ndjenja dhe vdiq në spital.