Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Thaçi fton të gjithë liderët dhe partitë politike ta respektojnë vendimin e Kushtetueses
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar udhëheqësit e institucioneve si dhe liderët e partive politike që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin për mandatarin e ardhshëm për formimin e qeverisë së re.
Ai e ka mirëpritur edhe njëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
“U konfirmua edhe mbrëmë me vendim unanim të gjyqtarëve të Kushtetueses. Më e rëndësishmja është se ajo konfirmoi se Kuvendi është institucioni më i lartë politik në vend”, tha Thaçi gjatë një konference për media.
“Duhet sa më parë duhet të formohet qeveria e re. Rrethanat kërkojnë qeveri efektive e efikase. U bëj thirrje të gjitha institucioneve e partive të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ai.
Presidenti i vendit ka bërë thirrje që të ruhet rendi kushtetues në vend, për çka i ka ftuar edhe liderët institucionalë dhe partiak që të punojnë së bashku.
“Duhet ta ruajmë rendin kushtetues. Të përqendrohemi në atë që është kryesorja te qytetarët e Kosovës dhe të sjellim zhvillim dhe prosperitet në Kosovë, të përqendrohemi në zhvillimin e ekonomisë dhe tejkalimin e pandemisë”, tha Thaçi.