Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Victoria Beckham surprizon me veshjen
Kur bëhet fjalë për veshjet e Victoria Beckham, ikona e modës është gjithnjë e kuruar në detaje. Veshjet e saj, qofshin këto edhe veshjet e përditshmërisë, janë gjithnjë elegante, përgjithësisht pjesë e koleksioneve të saj. Por duket se karantina e shndërroi edhe Victoria-n në një mënyrë që jo të gjithë e prisnim. Pas fotos me buzëqeshje, Beckham surprizon sërish.

Dizajnerja postoi një foto ku duket teksa qëndron përpara laptopit. Aq të famshme janë kostumet e saj, sa nuk është çudi që njerëzit të mendojnë se Victoria nuk vesh kurrë pantofla dhe pantallona të shkurtra. Por ja që e paskërkemi patur gabim.
Siç mund ta shihni, ajo mban veshur një palë pantofla Drew House, linja e veshjeve të Justin Bieber, dhe pantallona të shkurtra xhins. Pamje e rrallë e dikujt që pothuajse nuk shihet kurrë pa këpucë me takë.