Ambasadori Hill: Duhet edhe një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

Von Cramon: Nuk ka alternativë për vendimin e Kushtetueses – ndryshimet kërkoni në zgjedhje
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, është mjaftë active në lidhje me zhvillimet në Kosovë. Ajo ka reaguar kësaj radhe pas shpalljes së njoftimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin ai i jep të drejtë një partie jofituese të zgjedhjeve, në këtë rast LDK-së, që të formojë qeverinë e re.
Përmes një postimi në Twtter, ajo ka shkruar se sundimi i ligjit nënkupton respektimin e vendimeve të gjykatës dhe se nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të këtij vendimi.
“Nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni ndryshime në peisazhin tuaj politik, ndryshimet duhet t’i kërkoni në zgjedhjet e ardhshme. Një reagim nga populli mund të jetë i kuptueshëm, por nuk ndihmon për të zgjidhur problemet”, ka shkruar Von Cramon.
Mesazhi i saj vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje, e cila ende ndodhet në pushtet në krye të qeverisë në detyrë, po e kundërshton vendimin e Kushtetueses, duke e cilësuar atë në favor të presidentit Thaçi dhe partive që aktualisht po e mbështesin atë.