Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

VV sërish e preferon një interpretim të Komisionit të Venecias
Ndonëse në tentativën e parë kur i ishte drejtuar Komisionit të Venecias në lidhje me dekretin e presidentit për mandatarin, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk pati sukses që të sigurojë një interpretim të këtij Komisioni, zyrtarë të Vetëvendosjes sërish e përmendin si mundësi që t’i drejtohen të njëjtit Komision.
Kësaj radhe, pretendohet që pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ta shpallë të plotë aktgjykimin, kryeministri në detyrë t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë interpretimin rreth dekretit të presidentit, të cilin Kushtetuesja e shpalli të ligjshëm, por për Vetëvendosjen po konsiderohet si jokushtetues.

Komisioni i Venecias, nuk jep ndonjë interpretim obligativ, por vetëm mund të jap rekomandime, edhe pse në këtë rast, është pak e pritshme që kjo të ndodhë, pasi që ky Komision nuk besohet se do ta sfidonte Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Aq më tepër kur Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar mendimin në lidhje me dekretin e presidentit edhe Komisionit të Venecias.
Megjithatë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është politik dhe ai do të sfidohet.

Mes tjerash, ajo ka deklaruar se “do ta dërgojmë këtë çështje edhe në Komisionin e Venecias”.
Vetëvendosje, ka paralajmëruar se nuk do ta pranojë vendimin e Kushtetueses, sipas të cilit, qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet edhe pa partinë fituese të zgjedhjeve, në këtë rast nga LDK-ja dhe partitë e saj partnere, duke e lënë partinë fituese, Vetëvendosjen, në opozitë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurtitha se e cilëson të papranueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kurse për hapat që do të ndjek partia e tij, ai tha se opinioni do të njoftohet në vazhdim.
Në anën tjetër, përfaqësuesit ndërkombëtar u kanë bërë thirrje partive dhe liderëve politikë që ta pranojnë vendimin e Kushtetueses, ndërkaq ndryshimet t’i kërkojnë përmes zgjedhjeve.