Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Edhe 23 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Nga 23 rastet e reja, 16 prej tyre janë në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnjë, 1 në Durrës, 1 në Librazhd dhe një në Krujë.
Këto informacione i ka konfirmuar Instituti i Shëndetit Publik.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.
Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

“Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%”, bëri të ditur Dervishi.
Nga Covid-19, në Shqipëri janë regjistruar 33 vdekje.