Armët për Ukrainën: A mund të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor?
Kosova regjistron edhe 6 raste të reja me Covid-19
Janë regjistruar edhe gjashtë raste me Covid-19 në Kosovë ndërkohë që 12 persona janë shëruar nga ky infeksion.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Gjashtë rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq.
Me shërimin e 12 pacientëve, tani numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 841 raste.
Deri më tani, në Kosovë janë kryer 14.855 teste, ndërkaq raste pozitive kanë rezultuar gjithsej 1.070, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thotë se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të institutit kombëtar të shëndetësisë publike dhe ministrisë së shëndetësisë”, thuhet në mesazhin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.