Çejku: Takimi i nesërm në Ambasadën Amerikane, për të shmangur Kurtin

Miratohet nisma për negocimin e kredisë prej 100 milionë euro nga BE-ja
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”.
Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vjet.
Në komunikatën e lëshuar nga qeveria thuhet se “ka marr miratimin e kabinetit qeveritar edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”.
Qeveria nuk ka dhënë detaje tjera rreth kësaj kredie.