Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Peticion për shkarkimin e Isa Mustafës – Reagon Forumi Rinor i LDK-së
Kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike e Kosovës thotë se nuk është e vërtetë që ka nisur peticioni për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
“Si Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së dhe në emër të kësaj strukture, distancohemi nga ky peticion dashakeq që synon të shkaktojë përçarje dhe konfuzion”, shkruan Fidan Rakaliu, kryetar i Forumit Rinor të LDK-së.
Sipas tij, “lidershipi i guximshëm dhe vizionar i kryetarit Mustafa, në një skenë shumë të egër politike dhe dashakeqe ndaj LDK-së dhe vendit, ka ruajtur qenësinë e LDK’së gjithë këto vite”.
Tutje ai ka shkruar se të rinjtë e LDK-së e mbështesin lidershipin e kryetarit Mustafa dhe kryesisë në këto kohë sfiduese.
“Jemi të bindur që qeverisja e re, e udhëhequr nga Prof. Dr Avdullah Hoti do të dëshmojë rëndësinë e vendimeve të ndërmarra për të shpëtuar aleancat strategjike, rikthimin e plotë të demokracisë në vend dhe rimëkëmbjen e ekonomisë nga pasojat e shkaktuara nga Pandemia Covid-19”, thuhet në reagimin e Rakaliut.
Ai shpreh besimin e tij se “LDK do të mbetet unike”.