Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Prej nesër rihapen çerdhet, kafenetë, qendrat tregtare dhe kufijtë tokësor
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë njoftuar në lidhje me nisjen e fazës së tretë të lehtësimit të masave anti-koronavirus. Në këtë fazë, ndër tjera u theksua se nga dita e nesërme, më 1 qershor, do të rihapen çerdhet si dhe disa nga pikat kufitare.
Gjatë një konference për media, Kurti dhe Vitia thënë se fakti që po hiqen masat, nuk do të thotë që duhet të hiqet edhe kujdesi, duke ftuar qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Ajo çka po bëjmë është që po i rihapim kopshtet dhe çerdhet nga 0-5 vjet, pastaj po e bëjmë riorganizimin e testit të arritshmërisë, testit të maturës i cili do të mbahet më 4 korrik. Më 13 mars e patëm marrë vendimin për mbylljen e kufijve, sot shfuqizuam vendimin por të gjithë ata që hyjnë në Kosovë obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve. Gjithashtu hapen edhe baret, kafenetë, restorantet dhe qendrat tregtare nga nesër”, ka thënë Kurti.
Kurse ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se deri në këtë fazë është arritur falë bashkëpunimit me qytetarët. Sipas tij, IKSHPK ka vlerësuar se kushtet janë të mjaftueshme për hapjen e fazës së tretë. Një javë pas hapjes së kufijve tokësorë do të shqyrtohet mundësia për hapjen e atyre ajrorë.