Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Regjistrohen edhe 13 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Edhe 13 raste të reja pozitive me Covid-19 janë regjistruar në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sot, u tha se janë testuar gjithsej 113 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prej tyre, 13 raste e konfirmuara pozitive, janë nga komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.
Deri më tani, në Kosovë janë testuar 14.968 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.083 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Po sot, janë konstatuar edhe dy raste të shëruara nga ky infeksion.