
Kurti: Vjosa Osmani po e kryen detyrën me profesionalizëm
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e sheh fare urgjente çështjen e postit të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Ky post, i takon Vetëvendosjes, sidomos tani kur koalicioni me LDK-në është prishur. Kurti ka thënë se Vetëvendosje nuk e ka diskutuar mundësinë e kërkimit të postit të kryetarit apo kryetares së Kuvendit.
Për Raport TV Kurti ka deklaruar se Vjosa Osmani është duke kryer detyrën e saj me profesionalizim dhe përgjegjësi të lartë.
“Nuk besoj që është çështje as urgjente as e rëndësishme, aq më tepër kur zonja Osmani vazhdon ta kryej me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm detyrën e saj si kryetare e respektuar e Kuvendit të Kosovës”, tha Kurti në një intervistë për ReportTV.
Kurti tha se Kosova ka nevojë për zgjedhje dhe se sipas tij vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për Kosovën.