Saturday, June 25, 2022

LDK kërkon që votimi për qeverinë Hoti të mbahet të mërkurën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin. Kërkesa bën thirrje që seanca të mbahet në ora 11:00. Sidoqoftë, koha dhe dita e saktë e mbajtjes caktohet nga Kryesia e Kuvendit, e cila mblidhet të martën. 

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas kërkesës që e ka dorëzuar në Kuvend ka folur para mediave.

“Pas marrjes së aktgjykimit të Gjykatës, në emër të LDK-së dhe deputetëve nënshkrues kam dorëzuar kërkesën për seancë për ditën e mërkurë në orën 11:00 me një pikë të vetme të rendit të ditës. Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re”, tha Gashi.

Gashi ka thënë se tashmë i kanë votat për të votuar qeverinë e re.

- Advertisment -

Lexoni