Përfaqësuesi rus në OKB dezinformon për Kosovën: Nëse nuk i ndalojmë shqiptarët, Ballkani hyn në
Prishtina pret Drenicën në kuadër të Kupës
Me ndeshjen gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, rifillon sërish futbolli.
Pas një pauze më të gjatë se dy muaj, klubet tona rikthehen sërish në fushën e lojës, ndërsa ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrrit” nga ora 18:00.
Prishtina dhe Drenica në këtë edicion janë takuar në dy ndeshje kampionale, 0:0 në Prishtinë dhe 3:1 fituan bardhekaltrit në “Bajram Aliu” të Skenderajt.
Prishtina dhe Drenica nga viti 2000 kur “kuqezinjtë” u inkuadruan në Superligë janë ndeshur plot 54 herë.
Bilanc pozitiv ka Prishtina me 27 fitore, 11 barazime dhe 16 fitore për drenicasit, ndërsa prishtinasit kanë goldallim më të mirë me +30, 80:50.
Prishtina në gjashtë ndeshjet e fundit përball Drenicës ka fituar pesë ndeshje.