“Jeta është e bukur por ka momente gri..”/Wanda Nara po përballet ende me probleme shëndetësore!

Haxhiu: Vetëvendosje po shqyrton edhe protestat
Lëvizja Vetëvendosje po i shqyrton opsionet e saj në lidhje me kundërshtimin e formimit të qeverisë së re të Kosovës.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë se Vetëvendosjes tha se në takim është diskutuar edhe për mbajtjen e protestave.
Vendimi përfundimtar, sipas saj, do të merret gjatë takimit të Grupi Parlamentar të kësaj partie.
“Kemi diskutuar për qëndrimet e VV-së, ka pasur disa ide sa i përket mbajtjes së protestave, grupi parlamentar është duke e mbajtur takimin dhe do të vendosin se cili do të jetë qëndrimi i tyre, tha Haxhiu.
Paraprakisht, deputeti i Vetëvendosjës, Rexhep Selimi, tha se qeveria e re do të varet nga votat e Listës Serbe.
“Qeveria Kurti është e vetmja qeveri që nuk varej nga votat e Listës Serbe”, është shprehur Selimi.
“LDK, AAK dhe Nisma po duan ta bëjnë një qeveri duke u varur sërisht nga votat e Listës Serbe. Ndërkohë që dialogu Kosovë-Serbi do të varet nga votat e Listes Serbe”, ka thënë Selimi.

Ai gjithashtu tha se “Po rikthehet situata ku Lista Serbe ëshë determinuese në zhvillimet në Kosovë”.
Tutje, Selimi tregoi edhe arsyen pse është organizuar peticion lidhur me këtë çështje.
“Fitorja e VV’së po tentohet të grabitet në mënyrë joligjore, andaj edhe është organizuar peticion”, shtoi Selimi.