Monday, June 27, 2022

Vaksina “Zvicerane” kundër koronavirusit testohet te minjtë

Vaksina po realizohet në bashkëpunim me kompaninë me seli në Gjenevë për bioteknologji Maxivax në fushën e imunoterapisë së kancerit

Një vaksinë kundër koronavirusit, e zhvilluar së fundi në Gjenevë, pritet që gjatë javëve të ardhshme të testohet te minjtë. Në rast se rezultatet dalin pozitive, testet klinike mund të pasojnë shumë shpejt, raportohet nga Spitali Universitar Geneva (HUG), njofton srf.ch

Vaksina funksionon në bazë të kapsulimit të qelizave, transmeton albinfo.ch. Kjo teknologji tashmë është në etapën e testeve klinike të fazës II në HUG. Ajo po realizohet në bashkëpunim me kompaninë me seli në Gjenevë për bioteknologji Maxivax në fushën e imunoterapisë së kancerit, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për gjenerimin e një reagimi imun qelizor.

Sipas Spitalit Universitar të Gjenevës, kjo metodë e kapsulimit ka përparësinë pasi që përmes saj arrihet një imunizim më i gjatë se sa me metodat tradicionale. Kapsulimi i qelizave tashmë është përdorur në hulumtimet për shërimin e kancerit.

- Advertisment -

Lexoni