Një prej kompanive më të shtrenjta dhe më të njohura të veturave, Bugatti ka shitur shpesh vetura të shtrenjta, të cilat mund t’i blejnë vetëm njerëzit e pasur.
Shuma prej rreth 18 milionë euro, ishte caktuar për shitjen e veturës “La Voiture Noire”, që në shqip do të thotë “Vetura e Zezë”, u ndërtua për të festuar 110 vjetorin e krijimit të firmës, dhe emri nderon rrënjët franceze.
Për ata që duan ta dinë, “Bugatti” u themelua si kompani franceze në vitin 1909 nga dizenjuesi italian Ettore Bugatti, në qytetin Molsheim të Alsasës, Francë, por që në atë kohë i përkiste Gjermanisë.
Ky model shërben për të përkujtuar Type 57 Atlantic Coupe, në vitet 1930, të dizanjuara nga djali i Ettore Bugatti-t, Zhani, të cilën ai e quajti “La Voiture Noire”.