Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Hoti nis punën si kryeministër me rishikimin e masave anti-covid
Pa ndonjë organizim të dorëzim-pranimit të detyrës nga ish-kryeministri Albin Kurti, i sapozgjedhuri në pozitën e kryeministrit, Avdullah Hoti ka nisur punën e tij në krye të qeverisë së re të Kosovës.
Me një kalim para Gardës Ceremoniale, Hoti, ka nisur ditën e parë të punës, duke thirrur mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar si dhe duke organiziuar vizitën tek varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova dhe kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ish-kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës, duke nënvizuar se “nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova”.
Marrë parasysh gjendjen me pandeminë e koronavirusit, angazhimi i tij i parë në pozitën e kryeministrit është vizita në Ministrinë e Shëndetësisë dhe fillimi i hartimit të masave të reja anti-koronavirus, krahasuar me masat e qeverisë Kurti.
Ministri i ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pritet të orezantojë një plan të ri të përballjes me pandeminë covid-19.
Hoti u zgjodh kryeministër të mërkurën në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, mbi bazën e koalicionit LDK< AAK, Nisma, Lista Serbe dhe komunitetet joserbe.