Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Mustafa thotë se Osmani po bën veprime të papërgjegjshme në raport me LDK-në
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kritikuar qasjen e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani në raport me formimin e qeverisë së re të Kosovës. Ai e ka qortuar Osmanin për koordinim me Albin Kurtin në përpjekje për të pamundësuar formimin e qeverisë Hoti.
“Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë”, ka shkruar Mustafa në facebook.
“E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm”, ka shkruar Mustafa.
Paralajmërimet e Mustafës për Vjosa Osmanin po shihen edhe si tregues i distancimit të LDK’së nga znj.Osmani e cila nuk e mbështetur rrëzimin e qeverisë Kurti dhe as formimin e qeverisë Hoti, me çka ka rënë në kundërshtime me partinë e saj.
Ndërkaq Kurtin, kreu i LDK-së e ka qortuar për faktin se ai nuk i ka marrë pjesë në pranim-dorëzimin e detyrës së kryeministrit.
“Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij:, ka shkruar Mustafa.