Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Numër rekord i rasteve të reja me Covid-19, infektohen 120 persona
Vendi regjistron numrin më të madh të personave të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Janë regjistruar 120 raste të reja nga gjithsej 953 testime, dhe aktualisht ka pothuajse 850 raste aktive. Me këto të dhëna vendi është një lider në rajon. Më shumë raste të reja ka në Shkup 67, pastaj në Kumanovë 19, Shtip 16, në Tetovë 9 raste të reja, në Veles dy dhe nga një në Gostivar, Negotinë dhe Strumicë.
Dy persona kanë ndërruar jetë, njëri në Klinikën e sëmundjes infektive dhe tjetri në spitalin “8 Shtatori”. Deri më tani, 147 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi. 24 orët e fundit, 16 pacientë u shëruan.
Ministri Venko Filipçe është optimist. Ai pret që numri i rasteve të reja të zvogëlohet javën e ardhshme, ndërsa ora policore ta mbrojë popullsinë.
Unë mendoj se kjo do të kontribuojë të zvogëlohet rreziku i përhapjes së virusit, dhe do të ketë një pamje krejtësisht të ndryshme deri në fund të kësaj jave të ardhshme.” Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo varet nga të gjithë ne”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Përndryshe vendi mori sot edhe 8 respiratorë donacion nga BE-ja, nga 20 gjithsej. Ministri Filipçe siguron që stafi mjekësor është mjaft i trajnuar për t’i përdorë ato siç duhet. Deri tani vetëm një pacient i cili ka qenë i lidhur me respirator ka mbijetuar. Shkalla e vdekshmërisë së këtyre pacientëve, thotë ministri, ishte 90%.