Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Si ia siguroi Thaçi votën e 61-të LDK-së për Qeverinë Hoti?
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj ia kanë siguruar votat Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë Hoti, vetëm pasi që kanë vizituar në shtëpinë e tij, deputetin Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate. Kjo vizitë, është realizuar në orën 01:00, pas mesnatës, në ditën kur pritej të mbahej seanca për votimin e qeverisë së re të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vet deputeti Haxhi Shala i cili tha për T7 se Thaçin dhe Haradinaj i kishte miq të vjetër dhe nuk mund t’i kthente duarthatë.
“As si kam thirre, as si kamë ftu, veç kur i kam pa te shtëpia. Ata ma sqaruan edhe krizën politike. Më thanë që koalicioni varet krejt nga vota juaj. Unë iu thash që i kam bashkëluftëtar e nuk mund që t’i kthej prapa”, tha Shala.

“Unë votë për Hotin nuk kam, por votë për ju të dyve kam”, ka thënë ai, duke treguar historinë e votës së 61 që e bëri kryeministër Avdullah Hotin dhe koalicionin e LDK-së me AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate. Ai thotë se ishte gëzuar që i shihte bashkë Thaçin e Haradinajn dhe iu kishte thënë se “ra Albini e iu bëri bashkë”.
Pozita e presidentit të Kosovës, sipas Kushtetutës, nënkupton një post unifikues dhe jopartiak.
Kjo ka nxitur shoqërinë civile të reagojë në lidhje me ndërhyrjen e Thaçit në procesin e formimit të qeverisë së re.
Shtatë organizata joqeveritare kanë kritikuar presidentin Hashim Thaçi për ndikimin e tij te deputeti Haxhi Shala që të votonte pro Qeverisë Hoti. Shoqëria civile e ka cilësuar të rrezikshëm këtë ndikim të Thaçit te deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Rikujtojmë fillimisht që Presidenti i Republikës është përfaqësues i unitetit të popullit, dhe aktor tërësisht neutral ndaj relacioneve partiake në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në reagimin e shoqërisë civile.