Konfirmimi i 10 rasteve të reja me Covid-19 në Prishtinë, kanë shtyrë kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetiqë nga nesër, më 8 qershor, të vendos që të mbyllen tri çerdhe në kryeqytet.
“Nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë”, njoftoi Ahmeti në Facebook:
Sipas tij deri te kjo situatë erdhi për shkak të “papërgjegjësisë së individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut”.
Ahmeti tha se ditën e nesërme do të njoftohen edhe masat tjera.