Ambasadori Hill: Duhet edhe një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

Shfuqizohet vetizolimi për personat që hyjnë në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vendosur të ndryshojë masat parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit. Ai tha se pas analizimit të situatës, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë vendosur që të heq vetizolimin për qytetarët që hyjnë në Kosovë.
“Nga e hëna e 8 qershorit, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen izolimit 7 ditor”, ka thënë ministri Zemaj.
“Personat që do të hyjnë në Kosovë, do t’iu merren shënimet e sakta dhe raportet nga Qendrat e Mjekësisë Familjare (nëse kanë), do t’iu matet temperatura do të pyeten për simptomat për personat që janë pozitiv apo ata që dyshohen se janë të prekur nga koronavirusi”, thotë Zemaj.
Po ashtu, ai tha se nga e hëna, më 8 qershor, do të hiqet edhe masa e kufizimit të lëvizjes nga ora 21:00.
Ndërkaq, drejtori i IKSHPK’së – Naser Ramadani, njoftoi se në vend ka ende mjaftueshëm teste për koronavirus.
“Instituti ka mjaftueshëm teste të koronavirusit. Në momentin që do të ketë mungesë të tyre, do t’i adresohemi Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Ramadani.
Masat e reja, i zhvlerësojnë ato të vjetrat të fuqizuara nga ish-qeveria Kurti dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.