Wednesday, January 26, 2022

Vdes një person me koronavirus në Kosovë, shkon në 31 numri i të vdekurve

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtrria.

Kjo ka çuar në 31 numrin e të vdekurve.

“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë janë 1158 të infektuar nga koronavirusi, derisa 876 janë shëruar.

- Advertisment -

Lexoni