Hill në Luginë: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në

Lajçak pritet të vjen për dialogun në Prishtinë – A do ta takojë Thaçi?
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, sllovaku Miroslav Lajcak, pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, në përpjekje të rivendosjes së dialogut, i cili është ndërprerë që nga nëntori i vitit 2018.
Mbetet diskutabile, nëse Lajçak do të pritet në Prishtinë nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili në dy-tri ka shmangur kontaktet me të, madje edhe përmes telefonit, duke e konsideruar Lajçakun person të papranueshëm për ndërmjetësim në procesin e dialogut. Deri më tani, Lajçak ka biseduar me liderët kosovarë vetëm përmes telefonit.
Pas shfyqizimit të reciprocitetit ndaj Serbisë, BE-ja konsideron se janë krijuar kushtet për rivendosjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
Por, çështje tjetër mbetet nëse BE-ja do të ketë terrenin e lirë për të ndërmjetësuar, pasi që edhe administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka shprehur hapur pretendimin që të marrë nën kontroll ndërmjetësimin në këtë proces.

Për këtë qëllim presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë mbështetje presidentit Trump dhe të dërguarit të tij, Richard Grenell.
Gjatë një konference për gazetarë të hënën në Prishtinë, Thaçi ka deklaruar se është optimist që marrëveshja me Serbinë do të arrihet brenda këtij viti.
“Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog. Mbi të gjitha Kosova në këtë proces është bashkë me SHBA-në dhe gjithë aleatët e tjerë. Duhet të lëvizim sa më shpejt në këtë drejtim që të jemi pjesë e BE-së e NATO-s”, ka thënë ai.

Mirëpo në Beograd, nuk presin që dialogu të rifillojë sa më shpejt e aq më tepër të arrihet një marrëveshje e “çastit”. Të paktën, jo para zgjedhjeve në Serbi. Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, ishte ndërprerë që nga vendosja e taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, nga ana e Qeverisë së Kosovës, në nëntorin e vitit 2018.