Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Maqedoni e Veriut: 3 të vdekur dhe 127 të infektuar me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar vdekjen e 3 pacientëve me Covid-19, ndërkohë që ka vazhduar trendi i lartë i të infektuarve. Nga 702 teste të bëra, në 24 orët e fundit janë regjistruar 127 raste të reja. Probabiliteti i rasteve pozitive në raport me numrin e testeve sot arrin në 18 për qind. Numri më i madh përsëri në Shkup, ndërsa rekord me të infektuar ka edhe në Shtip. Tetova ka 10 raste të reja, ndërsa në Dibër është regjistruar edhe një rast i ri. Për dallim nga ditët tjera, në Kumanovë sot ka vetëm një të infektuar.
“Numri më i madh i të infektuarve janë nga grumbullimet familjare. Kemi të infektuar nga një dasmë që është mbajtur në shtëpi. Do të anketohen në mënyrë plotësuese mysafirët. Kjo është për momentin e vetmja gjë lidhur me numrin më të madh të të sëmurëve nga koronavirusi. Anketat do të tregojnë se tek sa persona është përhapur virusi, por ekziston rrezik i madh për atë, pasi në dasmë ka pasur grumbullim të njerëzve në një hapësirë të vogël ku dhe nuk janë respektuar masat- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i shëndetësisë
Për dallim nga 1 javë më parë kur numri i të shëruarve ishte dukshëm më i madh se i rasteve aktive, bilanci i të infektuarve nga 1 qershori deri sot është rritur për 929, apo 1/3 e bilancit të përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë. Më shumë të infektuar kishte më 5 qershor, përkatësisht 180 raste pozitiv në Kovid-19. Nga 1 qershori deri sot kanë ndërruar jetë 23 persona.