Saturday, June 25, 2022

Thaçi: Kosova e gatshme për dialog me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova nuk duhet të vonohet në dialogun me Serbinë.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se duhet lëvizur shpejtë në këtë drejtim në mënyrë që të Kosova të anëtarësohet në BE e NATO.

Thaçi tutje ka shtuar se është optimist se marrëveshja me Serbinë do të arrihet brenda këtij viti.

“E para si president shpreh mirënjohjen për heqjen e çfarëdo preteksti që Serbia e ka shfrytëzuar për t’i ikur dialogut. Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog. Mbi të gjitha Kosova në këtë proces është bashkë me SHBA dhe gjithë aleatët e tjerë. Duhet të lëvizim sa më shpejt në këtë drejtim që të jemi pjesë e BE-se e NATO-s.Pushtet janë të ndara por përballë Serbisë duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Unë besoj që do të ketë hapa konkret në këtë drejtim. Ne kemi pasur disa kauza të rrejshme që e kanë vonuar shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

Konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Posted by Hashim Thaçi on Monday, 8 June 2020

Ai ka thënë se Kosova është gati, duke shtuat se do të punojnë që të jenë sa më unik e të bashkuar.

Thaçi ka thënë se uniteti i brendshme lehtëson punën e partnerëve ndërkombëtarë.

Ai ka shtuar se Kosova do të punojë në implementimin e plotë të marrëveshjeve që janë nënshkruar në fillim të vitit.

“Dëshiroj gjithashtu të potencojë se vendimet e Qeverisë u pasuan me reagimin pozitiv të SHBA-së. Menjëherë u zhbllokuan fondet e MCC-së. Bursat që u patën ndalë tani do t’i marrin përsëri. Vendimet e fundit që sollën këto të arritura, dëshmuan se nuk duhet të vonohemi, se duhet të marrim vendime të rëndësishme, por edhe dëshmuan se kauzat si demarkacioni, taksa ishin populiste dhe i humben kohë Kosovës i shkaktuan dëm institucioneve të vendit dhe imazhit tonë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se rreziku nga pandemia nuk ka kaluar.

Sipas tij, rritja e numrit të të infektuarve rrezikon që ta përmbysë punën e mrekullueshme që kanë bërë mjekët.

- Advertisment -

Lexoni