Studimi Lidh Preferencën për Makina me zë të lartë me disa Tipare të Personalitetit Befasues:
COVID 19, rastet e reja në Shqipëri, prekin nivelin më të lartë
Në Shqipëri rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus, kulmoi sot me 36 të prekur, shifra më e lartë që nga nisja e epidemisë. Rritja të ndjeshme shënoi dhe numri i të shtruarve në spital, si dhe ai atyre që janë në gjendje të rëndë.
Autoritetet deklaruan se kjo situatë është pasojë e mosrespektimit të rregullave në kushtet e heqjes së masave shtrënguese si dhe dëshmi e faktit se COVID 19 nuk është një sëmundje që kalon lehtësisht.
Shqipëria po bëhet gati edhe për sezonin turistik, ndërkohë që po kalon fazën e infeksioneve në numrin më të lartë që nga shpërthimi i virusit korona.