
Këto 4 shprehi do t’iu japin lëkurë më të mirë
Ne gjithmonë jemi në kërkim të mënyrave të ndryshme për të përmirësuar lëkurën tonë. Ndonjëherë nuk është e nevojshme të shpenzoni shumë para për produkte kozmetike për të rregulluar lëkurën, mjafton të ndjekni disa hapa të thjeshtë dhe t’i bëni ata pjesë të rutinës tuaj të përditshme dhe do te vëreni ndryshimin.

- Filloni ditën tuaj me një pije detox
Pijet detox janë popullarizuar shumë gjatë viteve të fundit për shkak të dobive shëndetësore që kanë. Ato me të vërtetë janë një mënyrë fantastike për të filluar ditën tuaj pasi ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi. Mjafton që çdo ditë në mëngjes të pini një gotë me ujë të ngrohtë dhe limon, për të pastruar zorrët, mëlqinë dhe rrjedhimisht edhe lëkurën tuaj. Pijes mund t’i shtoni edhe kastravec apo gjethe mente.

- Masazhoni fytyrën tuaj
Një tjetër mënyrë për një lëkurë më të shndërritshme është masazhmi i fytyrës. Duhen vetëm disa minuta, dhe me lëvizjet e duhura, ju do të rritni qarkullimin e gjakut, do të largoni toksinat dhe fryerjet e fytyrës që shfaqen në mëngjes.

- Ushtrimet fizike
Duke ushtruar rregullisht, jo vetëm që do të dukeni dhe ndiheni më të shëndetshëm, por edhe lëkura juaj do të përfitojë. Ushtrimet ndihmojnë rinovimin e qelizave të lëkurës. Ushtrimet për tridhjetë minuta në ditë do të bëjë një ndryshim të vërtetë në mendjen, trupin dhe natyrisht, lëkurën tuaj. Mos harroni, stresi rrit nivelin e kortizolit në trupin tuaj, dhe ky hormon shkakton një rritje të vajit, duke rritur kështu mundësinë e shfaqjes së puçrave. Aktiviteti fizik është një forcues natyror i humorit pasi lëshon endorfinat (hormonet e lumturisë) në tru.

- Gjumi
Qelizat e lëkurës riparohen dhe riprodhohen gjatë gjumit. Andaj nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, pasojat do t’i vëreni edhe në lëkurën tuaj.