Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Lul Raka denoncon në polici personin që e kërcënoi
Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka ka konfirmuar kërcënimin që ka marrë përmes rrjetit social Facebook.
Ai ka denoncuar një person në polici, për shkak të kërcënimit që ka marrë.
“E kuptoj shqetësimin e shumë njerëzve që mendojnë ndryshe nga unë dhe më bëjnë fajtor kujdestar për problemet e tyre të përditshme- nga humbja e vendeve të punës, bizneseve apo shqetësimeve psikologjike. Prandaj, edhe nuk jam përgjigjur në sharje, ofendim apo nënçmim nga ata që kanë pasur mendime tjera. Këtë dukuri e kam kuptuar si pjesë përbërëse të ecurisë së pandemisë dhe pjesë normale e sfidës në të cilën jam futur”, ka shkruar Raka.

“Kosova është vend i të gjithëve. Sharjet dhe kërcënimet nuk më kanë ndalur asnjëherë në jetë. Përkundrazi, janë motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për një Kosovë edhe më të bukur”, ka nënvizuar ai.
“Si çdo njeri edhe unë do ta mbroj familjen në çdo kohë, nga çdokush dhe me çdo mjet”, shkroi Raka, duke kujtuar fjalët e Winston Churchill i cili ka thënë: “Asnjëherë nuk do të arrish në cak, nëse çdo herë ndalesh që të pushosh një qen që leh”.