“Jeta është e bukur por ka momente gri..”/Wanda Nara po përballet ende me probleme shëndetësore!

Në 24 orët e fundit, një i vdekur dhe 87 raste të reja me Covid-19
Si pasojë e infektimit me Covid-19, ka ndërruar jetë një pacient 74 vjeç nga Kumanova, duke e çuar numrin në 157 të vdekur.
Nga 987 testet e bëra në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 87 raste të reja pozitive me CoVid-19.
Prej tyre, 80 teste janë bërë nga skriningu në çerdhet e Shkupit ku sot nuk ka pasur raste të prekur.
Deri më tani janë bërë mbi 38 mijë teste, me gjithsej 3239 të infektuar dhe 1424 raste aktive. Me 5 të shëruarit sot, numri i pacientëve që e mposhtën virusin ka arritur në 1658.
Ndërkohë, klinikat po mbushën sërish. Në Spitalin “8 Shtatori” janë 50 pacientë, prej tyre 10 në makineri të frymëmarrjes. Kurse, në Klinikën Infektive ka arritur në 75 numri i të hospitalizuarve apo 2/3 e kapacitetit të këtij spitali. Drejtoresha Stevanoviq tha se aktualisht në makineri respiratorë nuk ka asnjë pacientë, një në frymëmarrje jo-invazive dhe 29 pacientë të tjerë në oksigjeno terapi.