Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
29 RASTE ME COVID-19 NË KOSOVË
Edhe 29 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar sot në Kosovë. Gjithsej janë testuar 280 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 29 raste.
Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 13 raste (sipas vendbanimi 13 raste Prishtinë), komuna e Obiliqit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Milloshevë), komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Druvar dhe 1 rast Vushtrri) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec.
Sot më 10 qershor 2020, është shëruar 1 pacient derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 913 raste.
Deri më tani janë testuar gjithsej 17.479 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.298 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.