Monday, June 27, 2022

Joshua e Fury janë pajtuar për dy meçe

Dy kampionët e botës në peshën e rëndë në boks, britanikët Anthony Joshua e Tyson Fury, janë pajtuar për kushtet financiare për një marrëveshje për dy meçe, ka njoftuar promotori i Joshuas, Eddie Hearn, të mërkurën.

Joshua është kampion i versioneve WBA, IBF dhe WBO, ndërsa Fury është kampion i versionit WBC. Dueli mes tyre do ta përcaktonte kampionin absolut në peshën e rëndë në boksin profesionist.

“Ne jemi duke bërë përparim”, ka thënë Hearn për “Sky Sport News”. “Ka ende shumë për të kaluar. Po shikojmë për vendin dhe datat. Është fer të thuhet se Joshua dhe Fury janë në pajtim se i përket kushteve financiare për meçet”.

- Advertisment -

Lexoni