Monday, June 27, 2022

Presidenti mban peng kthimin e ambasadorëve që u ka skaduar mandati

Shtatë ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm të Kosovës po vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht se u ka skaduar mandati katërvjeçar. Kthimi i tyre në vend është i pamundur pa dekretimin nga Presidentin Thaçi.

Njohësit e çështjeve politike dhe kushtetuese thonë se Presidenti duhet të dekretojë kthimin e ambasadorëve që u ka skaduar mandati ashtu siç ishte propozuar nga qeveria e kaluar.

“Në bazë të legjislacionit në fuqi, ambasadorët politikë që janë 50 për qind e të gjithë ambasadorëve të emëruar në bazë të ligjit nga Ministria e Jashtme kanë të drejtë të shërbejnë vetëm për një mandat e që mandati i tyre është katër vite. Pas përfundimit të këtij mandati ata duhet të kthehen dhe nuk kanë të drejtë të shërbejnë për mandate tjera. Ish-ministri Konjufca ka propozuar që të gjithë ambasadorëve që u ka skaduar mandati të kthehen mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje të çartë nga Zyra e Presidentit pse akoma nuk janë kthyer këta ambasadorë”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”.

Ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm të Kosovës po vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht se u ka skaduar mandati katërvjeçar. Kthimi i tyre në vend është i pamundur pa dekretimin nga Presidentin Thaçi.

Njohësit e çështjeve politike dhe kushtetuese thonë se Presidenti duhet të dekretojë kthimin e ambasadorëve që u ka skaduar mandati ashtu siç ishte propozuar nga qeveria e kaluar.

“Në bazë të legjislacionit në fuqi, ambasadorët politikë që janë 50 për qind e të gjithë ambasadorëve të emëruar në bazë të ligjit nga Ministria e Jashtme kanë të drejtë të shërbejnë vetëm për një mandat e që mandati i tyre është katër vite”.

“Pas përfundimit të këtij mandati ata duhet të kthehen dhe nuk kanë të drejtë të shërbejnë për mandate tjera. Ish-ministri Konjufca ka propozuar që të gjithë ambasadorëve që u ka skaduar mandati të kthehen mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje të çartë nga Zyra e Presidentit pse akoma nuk janë kthyer këta ambasadorë”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”.

“Presidenti e ka obligim që ambasadorëve që u skadon mandati t’i shkarkojë nga misionet diplomatike. Sa i përket riemërimit është çështje tjetër pasi varet nga performanca dhe cilësia e kryerjes së obligimeve, dhe sukseseve të treguara në këto misione”, deklaroi Riza Smaka.

Sipas të dhënave zyrtare nga faqja e Ministrisë së Jashtme, Kosova ka 31 misione diplomatike në vende të ndryshme të botës.

- Advertisment -

Lexoni