Monday, January 24, 2022

Prishtina shënon 21vjetorin e çlirimit

Për në ora 08:45 është planifikuar që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të bëjë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. Pastaj, sot do të bëhet vizitë te Varrezat e Dëshmorëve.

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, do të bëhet ndarja e Çelësit të Qytetit për Sabri Fejzullahun.

Ndërsa, sot gjatë ditës do mbahet performanca dhe parakalimi i Orkestrës Frymore të FSK-së, në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, në ora 12:00. Kurse, në ora 15:00 do të prezantohet brendi i platformës informuese turistike të Prishtinës.

Dita e Çlirimit të Prishtinës, do të përmbyllet me një performancë muzikore Live në Facebook e Instagram, e cila është planifikuar të mbahet në ora 17:00

- Advertisment -

Lexoni