Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Thaçi i kërkon Hotit të reagojë ndaj ministrave serbë
Nuk ka vend në institucionet e Kosovës për ata që nuk i respektojnë ligjet dhe simbolet e shtetit. Ky ishte mesazhi i presidentit Hashim Thaçi për ministrat e Listës Serbe, dhe sidomos zëvendëskryeministrin Goran Rakiq, për të cilët është njoftuar se po i zhvillojnë takimet në zyrat e qeverisë pa flamurin e shtetit. Presidenti tha se pret që kryeministri Hoti të reagojë.
Thaçi ka shtuar se për veprimin e politikanit serb duhet pyetur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
“Kur kam qenë kryeministër janë respektuar simbolet e Kosovës. Edhe në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve kanë respektuar institucionet, Kushtetutën, ligjet dhe simbolet e shtetit të Kosovës, përndryshe nuk ka qëndruar asnjë minutë në zyrën e tij, tash pyesni zotin Hoti”, ka thënë Thaçi.
“Ai nuk që nuk respekton ligjet dhe shtetin nuk mund të jetë pjesë i institucioneve”, shtoi ai.
Në takimin që Goran Rakiq ka pasur me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kossnett, pastaj me shefen e Bashkimit Evropian në Kosovë Natalia Apostolova, ka hequr flamurin e Republikës së Kosovës. Për veprimin e Rakiq, i cili mban postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës në qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, kanë shkruar mediat serbe ku kanë thënë se në këto takime ai nuk ka pasur simbole të “të ashtuquajturës shtet i Kosovës”.