Monday, June 27, 2022

KURTI REFUZON FTESËN E HOTIT PËR “FORUMIN E LIDERËVE”

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se kryetari i saj, Albin Kurti nuk do të jetë pjesë e ekipit që kryeminisri Avdullah Hoti e ka paralajmëruar për dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka shkruar në Facebook se në selinë e kësaj partie para dy ditëve, kanë pranuar një letër nga kryeministri Avdullah Hoti, përmes së cilës ftohej lideri i saj, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë.

“Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, thuhet në qëndrimin e Vetëvendosjes.

Kryeministri Hoti ka deklaruar se ai parasheh formimin e një “Forumi të Liderëve” ku do të diskutohet për përfaqësimin e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti…

Posted by Arlind Manxhuka on Thursday, 11 June 2020
- Advertisment -

Lexoni