8-ushqime që tregtohen si ‘të mira’, ju bëjnë të shtoni peshë
KOSOVA SHËNON DITËN E PAQES – DITËN E NDËRHYRJES SË NATO-s
Sot, Kosova po shënon Ditën e Paqes që ndërlidhet me 21vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht dislokimit të trupave të KFOR-it. Ndërhyrja tokësore e NATO-s, pasoi fushatën ajrore prej 78 ditësh, mbi caqet ushtarake e policore të Serbisë, të nxitur pas krimeve të shumta mbi popullatën civile shqiptare të Kosovës.
Ndërhyrja u pasua edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë. Me Kushtetutë, kjo ditë njihet si Dita e Paqes apo Dita e Çlirimit të Kosovës.
Aleanca më e madhe ushtarake në botë ka riafirmuar se KFOR-i do të mbetet në Kosovë në bazë të Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, derisa ky mekanizëm nuk vendos ndryshe.
Në fillim, NATO dislokoi në Koosvë rreth 50 mijë ushtarë, të cilët kthyen paqen dhe sigurinë në vend. Ndërkaq sot, trupa shumëkombëshe e KFOR-it, ka më shumë se 6 mijë ushtarë të stacionuar në Kosovë.