Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Këto lagje të Prishtinës mbesin të dielën pa ujë
Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka njoftuar se të dielën do të mbesin disa lagje të Prishtinës dhe rrethinë pa ujë, për shkak të punimeve punimeve teknike.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme, 14 qershor, e diel do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës””, thuhet në njoftim.
Intervenimi do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit.
“Zonat që do mbesin pa ujë të pijshëm përgjatë intervenimit:Nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin: Graçanica, Prishtina në këto zona ( Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin: Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia”.
Ujësjellësi kërkon mirëkuptim, duke potencuar se riparimet në këtë gyp me diametër të madh janë të domosdoshme.