Monday, January 24, 2022

Mësimi plotësues për testin e maturës do të mbahet online

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim që mësimi plotësues i ambientimit dhe përgatitjes së nxënësve për Testin e Maturës për klasat e 12-ta të mbahet në formën online (mësim në distancë).

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për medie nga MASH, ku thuhet se këtë vendim, Likaj e ka marrë pas konsultimeve gjatë ditës së sotme me Ministrinë e Shëndetësisë, ekspertët e IKShP-së, kryetarët e komunave dhe Kolegjiumin e Drejtorëve Komunal të Arsimit.

Mësimi plotësues për klasat e 12-ta, sipas këtij vendimi, do të fillojë të hënën, me datë 15.06.2020, në formën online (mësim në distancë).

Me Kalendarin e përshtatur të përfundimit të vitit shkollor 2019/2020 në rrethana të pandemisë COVID-19 ishte paraparë që të mbahet mësim përgatitor në shkolla, por vendimi për formën online të mësimit është marrë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) janë obliguar që ta zbatojnë këtë vendim deri në një vendim tjetër.

NJOFTIMMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim që mësimi plotësues i ambientimit dhe përgatitjes…

Posted by Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH on Saturday, 13 June 2020
- Advertisment -

Lexoni