Pep “ia vë syrin” talentit të Bayernit, por duhet të paktën 100 milionë
Vuçiq: Për Kosovën duhet të organizohet referendum
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë se nëse vjen deri te situata e e ndryshimeve kushtetuese-juridike të statusit të Serbisë, duhet organizuar referendumi.
“Se në referendum kush kend e përfaqëson, se a do të gjendet një zgjidhje kompromisi, unë nuk besoj në këto. Se a jam më i lumturi për këto që do të ndodhin, unë në këtë nuk besoj. Se a jam më i lumturi- jo nuk jam sepse deri te kjo situatë nuk do të arrihet”, ka thënë Vuçiq në një emision informativ të Tv B92 në Beograd.
Duke folur për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, Vuçiq ka theksuar se situata do të jetë e vështirë, por si ka thënë ai, “njerëzit do të luftojnë si luanë”.
Vuçiq ka bërë një krahasim me Gjermaninë e cila, sipas tij, kur ka dalë nga Lufta e Dytë Botërore ka humbur toka në të cilat sot nuk jetojnë gjermanët, por se “gjermanët për shkak të qëndrimit të përgjegjëshëm u bën populli më i fuqishëm i Evropës”.
Presidenti serb ka shtuar se është njeriu më i lumtur që do të jetë presidenti i vetëm i Serbisë që nuk ka dërguar asnjë njeri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.