Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
Fotografitë e vitit 2020 nga “Sony World Photography Award”
Janë shpallur fituesit e kategorisë profesionale të fotografisë të vitit 2020 nga “Sony World Photography Awards”, me Pablo Albarenga nga Uruguai të emëruar si fotografi i vitit për punën e tij në komunitetet autoktone në Amerikën Latine.
Projekti i tij eksploron njerëzit dhe tokat e tyre – zona të shenjta ku janë varrosur gjeneratat e të parëve të tyre.
Fituesit janë shpallur edhe për kategoritë “Open”, “Studenti” dhe “Rinia”.
Në kategorinë “Open”, e cila u është kushtuar fuqisë së imazheve të vetme fitues është shpallur Tom Oldham për portretin e tij të Black Francis, nga rock grupi Pixies, i bërë fillimisht për MOJO Magazine.
Ioanna Skellaraki, që përfaqëson Kolegjin Mbretëror të Artit, triumfoi në konkursin “Studenti” për serinë e saj Aeiforia, e cila adreson çështjen e qëndrueshmërisë përmes një seri fotografish të natës, të paneleve diellore, turbinave me erë dhe fermave të baterive në ishullin Tilos në Greqi.
Çmimi “Rinia” shkoi për fotografin 19 vjeçar Hsien-Pang, nga Tajvani. fotografia quhet “Nxitimi”, dhe paraqet një burrë që duket se po ecën shpejt por në fakt po qëndron në një vend.
Sandra Herber është fituese në kategorinë “Arkitektura” për serinë e saj të shtëpizave të vogla të peshkimit në Liqenin Winnipeg.
Fituesi i kategorisë “Dokumentare”, Chung Ming Ho u përqëndrua në protestuesit për serinë e tij Plagët e Hong Kongut.
Raportet sugjerojnë që nga fillimi i demonstratave, rastet e depresionit dhe çrregullimit të stresit post-traumatik janë rritur në mesin e popullatës.
Vendi i parë në kategorinë “Mjedisi” shkoi në Robin Hinsch për serinë e tij “Wahala” e cila tregon efektet e industrisë së naftës në komunitetet dhe ekosistemin në Niger Delta.
Ronny Behnert fitoi kategorinë “Peizazh” me një seri të titulluar Torii, ku paraqiten portat tradicionale japoneze që gjenden zakonisht në hyrje të faltoreve Shinto.
Pangolinët në Krizë nga Brent Stirton ishte e para në kategorinë “Natyra & Bota e Egër”.
Pangolinët janë gjitarët që trafikohen më së shumti në mënyrë të paligjshme në botë. Vlerësohet se vtëm 10 v=jetët e fundit janë trafikuar një milion pangolinë në Azi.
Fituesi i kategorisë “Portret” është Cesar Dezfuli. Ai fotografoi njerëzit që shpëtuan nga një varkë gome që shkonte në Detin Mesdhe për serinë e tij të quajtur “Pasagjerët”.
“Mundësit nga Senegali” quhet fotografia e Angel Lopez Soto që triumfoi në kategorinë Sport.
Fituesi i kategorisë “The Still Life” është Alessandro Gandolfi për serinë e tij Immortality Inc-Pavdekshmëria.