Studimi Lidh Preferencën për Makina me zë të lartë me disa Tipare të Personalitetit Befasues:
Gazetari thotë se dikush tentoi t’ia djeg veturën
Gazetari Shkumbin B. Kajtazi ka raportur një rast sipas të cilit, dikush kishte tentuar t’ia djeg veturën me lëndë djegëse.
“Mbrëmë u përballa me një ngjarje të ligë, ku dikush provoi të më frikësonte duke më lyer veturën me benzinë dhe duke provuar ta djegte”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.
Vetura, thekson ai, ka shpëtuar falë banorëve të rrugës “Evlia Çelebia” në Mitrovicë, të cilët e kishin parë personin teksa derdhte benzinë mbi veturë dhe e kishin trembur dhe ndjekur duke thirrur Policinë. Personi ishte larguar pa ia arritur qëllimit.
“Siç u përgjigja edhe në Polici, nuk kam asnjë njeri në botë si të dyshuar. Nuk dua të paragjykoj. Veçse mendoj që, meqë nuk e kam asnjë problem personal me askënd që prej shkollës së mesme kur rriheshim si fëmijë, ky sulm është si paralajmërim për punën time si gazetar”, ka shkruar gazetari.
“Sa për informacion, Policia ka siguruar një videoincizim ku duket kryesi, e po ashtu Forenzika ka gjetur në vendin e ngjarjes shishen nga e cila u derdh benzina. Ajo do të gjurmohet”, ka njoftuar ai.