Tuesday, January 18, 2022

Kryetari i Preshevës: Faleminderit, diasporë, ia dolëm me pandeminë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se kjo komunë e banuar me shumicë shqiptare, fatmirësisht vazhdon të mos jetë e prekur nga koronavirusi.

Po ashtu, ai thotë se kjo është falë qytetarëve që kanë zbatuar rregullat që i ka nxjerrë Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme. Arifi shpreh keqardhje për mungesën e ndihmës nga ana e pushtetit qendror serb.

Falënderim të veçantë ka shprehur për praninë e diasporës shqiptare nga kjo trevë (preshevarët në mëgrim), kontributet dhe asistencën për t’iu gjendur afër komunës së tyre në betejen me Covid 19, ai thotë: “Diaspora jonë është dhe ka qenë gjithmonë afër nesh”.

“Që nga dita e parë ata kanë kontribuar përmes shumë mënyrave, por do ta veçoj që gjatë pandemisë Covid 19 mërgata jonë ka qenë në mënyrë të përditshme në kontakt me Fondin tonë komunal për qëllime humanitare, ku fondi ynë ka dërguar listat e familjeve në nevojë gjatë pandemisë për pako ushqimore dhe higjienike”, u shpreh Arifi.

Duhet theksuar se komuna e Preshevës është njëra ndër komunat e pakta në rajon që nuk ka asnjë të infektuar me virusin Korona.

- Advertisment -

Lexoni