Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Maqedoni e Veriut – 9 të vdekur dhe 162 të infektuar me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut, 9 persona me Covid-19 kanë vdekur kurse 162 persona kanë dalë pozitiv në koronavirus, nga 778 testimet e kryera.
Rastet e reja janë nga këto qytete: Shkup-92, Tetovë-35 Kumanovē-3, Dibër-5, Shtip-1, Strugë-3, Ohër-4, Gostivar-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Resnje-1, Gjevgjeli-1, Shën Nikollë-1.
Maqedonia e Veriut po kalon një prej fazave më të vështira të pandemisë, duke shënuar numër rekord të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.
Nga të sëmurët, pesë persona thuhet se janë shëruar tërësisht.