“Jeta është e bukur por ka momente gri..”/Wanda Nara po përballet ende me probleme shëndetësore!

Zemaj: Masat e izolimit s’do të rikthehen – Paralajmërohen testime masive
Shtimi i rasteve me koronavirus ka ngritur dilemat nëse do të rikthehen edhe masat e rrepta të izolimit dhe shkurtimit të lirisë së lëvizjes. Por, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka bërë të ditur që masat e rrepta nuk do të rikthehen. Ai beson se qytetarët, në vend të izolimit, duhet të vetëdijesohen.
Njëherës, Zemaj tha se ditëve në vijim, do të bëhen testime masive të njerëzve për të nxjerrë një pasqyrë më reale të personave të prekur nga Covid-19.
Ai mori si shembull Korporatën Energjetike të Kosovës ku ka raste me Covid-19, duke thënë se nuk do të lejohet që tash përhapja e virusit të ndodh aty, sikurse në Telekom.
Këto deklarata, ai i bëri pas dhurimit të gjakut në Ditën Botërore e Dhurimit të Gjakut.
Me këtë ditë ka filluar gjithashtu edhe Java e Dhurimit të Gjakut e cila do të zgjas deri më 21 qershor.
Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë.