Tuesday, January 18, 2022

SHIFRA REKORDE – 129 RASTE ME COVID-19

Të hënën janë konfirmuar njëqind e njëzet e nëntë raste me Covid-19 në Kosovë. Gjithsej janë testuar 385 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Ndërkaq Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se dhjetë persona me Covid-19 janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 46 (sipas vendbanimit: 45 raste Prishtinë dhe 1 rast Hajvali), komuna e Prizrenit 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste Prizren, 1 rast Mazrek, 1 rast Reçan dhe 1 rast Romajë), komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Vushtrri, 3 raste Akrashticë, 1 rast Begaj dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Rahovecit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Rahovec dhe 1 rast Ratkoc), komuna e Pejës 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Pejë dhe 1 rast Buqan), komuna e Vitisë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Skifteraj, 1 rast Pozharan, 1 rast Zhiti dhe 1 rast Sllatinë e epërme), komuna e Gjakovës 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rogovë, 1 rast Gjakovë dhe 1 rast Mejë), komuna e Lipjanit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Lipjan dhe 1 rast Rufc i ri), komuna e Drenasit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Sankoc dhe 1 rast Fushticë e poshtme), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Fushë Kosovë), komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Komogllavë dhe 1 rast Ferizaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kmetovc-Gjilan, Glloboçicë-Dragash, Kaçanik, Mogillë-Kllokot, Mamushë, Milloshevë-Obiliq, Likoc-Skenderaj, Maqitevë-Suharekë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse si bartjen e maskave dhe mbajtjen e distancës fizike.

- Advertisment -

Lexoni